Analisti Vigan Qorrolli ka reaguar pas vendimit të KQZ-së, për votimin e mërgimtarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një vendim antikushtetues, pasi asnjë shtetasi të Republikës së Kosovës, nuk mund t’i cenohet e drejta për të zgjedh dhe për t’u zgjedhur — e garantuar me nenin 45 të Kushtetutës, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se ky vendim në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa ne aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë.
Postimi i tij i plotë:
Ky është një vendim antikushtetues ‘par excellance’ — sepse asnjë shtetasi të Republikës së Kosovës, nuk mund t’i cenohet e drejta për të zgjedh dhe për t’u zgjedhur — e garantuar me nenin 45 të Kushtetutës.
Një vendim që në aspektin juridik i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa ne aspektin politik i cenon garancitë e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë!