KQZ ka marrë sot vendim lidhur me votuesit nga diaspora, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta, derisa e kanë quajtur antikushtetues dhe që u cenon të drejtën për të votuar aty.
E ndaj vendimit ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga IKD, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një e drejtë kushtetuese nuk mund të kufizohet me një telefonatë dhe se një gjë e tillë nuk ndodhë as në Korenë e Kin Jongut.
“Një e drejtë kushtetuese nuk mundet mu kufizu me një telefonatë. As në nahin e Zanzibarit e shtetin e Kim Jongut nuk ndodh kjo”, ka shkruar ai.