Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar kundër vendimit të KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës.
Mes tjerash Haxhiu në postimin e saj në Facebook shkroi: “Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet”.
Por ndryshe mendojnë bashkpartiakët e saj në KQZ.
Që të dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ e kanë votuar vendimin e KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës ku përfshihet verifikimi i aplikuesve përmes telefonit.