Analisti dhe profesori i njohur aderon në Vetëvendosje, ja fjalët e Albin Kurtit

Aktuale

Analisti dhe profesori i njohur aderon në Vetëvendosje, ja fjalët e Albin Kurtit

Nga: N. H Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:05
Albin Kurti, Ardian Gola dhe Glauk Konjufca

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar edhe një aderim në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për analistin dhe profesorin e njohur Ardian Gola.

“Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar”, shkruan Kurti.

Tutje, Kurti shkruan se e kishte parashikuar se një ditë Gola do të kalonte në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen”, ka shkruar kreu i VV-së. /BS/

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat