Kryetrja e Komisionit për zgjedhje Valdete Daka ka marrë vendim për verifikimin e aplikacioneve për periudhën e aplikimit për regjistrim të votueseve jashtë Kosovës.
Ndër pikat që thuhet aty është se nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëhetë aplikancioni i tij do të refuzohet.
Për këtë ka reaguar Agron Demi nga Instituti GAP, duke ironizuar me disa nga pikat tjera.
“Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon duke bërtitur "KQZ", e humb shpërblimin e votimit...”, ka shkruar Demi në Facebook.
Postimi në Facebook:
VI. Nëse aplikuesi nuk posedon dëshmi se ka transferuar së paku 100.000 euro përmes Western Union, atëherë vota e tij/saj do të refuzohet.
VII. Nëse aplikuesi lajmërohet në telefon, por nuk posedon iPhone 12 ose Samsung S20, refuzohet vota e tij/saj;
VIII. Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon duke bërtitur "KQZ", e humb shpërblimin e votimit...
IX. Nëse pas krejt këtyre kushteve, diaspora vendos me votu, atëherë këmbëngulja e tij/saj konsiderohet si dëshirë për ndryshim dhe refuzohet vota e tij/saj automatikisht.