Pas shqetësimive nga diaspora sa i përket vendimit të nxjerrë nga KQZ, ministrja në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar me Valdete Dakën.
Sipas saj, Daka ka thënë se, se ky është një veprim që është ndërmarrë për të evituar keqpërdorimet e mundshme të votimit nga jashtë dhe se është votuar nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, duke dëshmuar gatishmërinë e të gjithë spektrit politik për zgjedhje demokratike e me standarde të larta e gjithëpërfshirëse.
Postimi në Facebook:
Pas shqetësimeve të ngritura nga diaspora jonë, pata një bisedë telefonike me Kryetaren e KQZ-së Znj. Valdete Daka.
Biseduam për vendimin e fundit të nxjerrë nga KQZ-ja për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim të Votuesve jashtë Kosovës, i cili sipas znj. Daka, është një veprim që është ndërmarrë për të evituar keqpërdorimet e mundshme të votimit nga jashtë.
Nga Kryetarja Daka u informova se vendimi është marrë unanimisht nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, duke dëshmuar gatishmërinë e të gjithë spektrit politik për zgjedhje demokratike e me standarde të larta e gjithëpërfshirëse. Shfrytëzova rastin për të falënderuar Kryetaren Daka dhe KQZ-në për angazhimin e tyre intensiv për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
Kryetarja gjithashtu më siguroi se e drejta kushtetuese nuk do ti mohohet askujt nga diaspora jonë, dhe se procedura shtesë e verifikimit do të bëhet me qëllim evitimin e praktikave te dëmshme të dëshmuara në proceset zgjedhore të kaluara, që kanë sjellë ankesa mbi votat e ardhura me vonesë, duke voneuar certifikimin e rezultatit përfundimtar.
Diaspora është pasuri dhe vlerë e shtuar e Kosovës dhe gjithmonë do ta ketë përkrahjen dhe vëmendjen tonë të pandërprerë.