Politologu, Ramush Tahiri thotë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka të drejtë të kandidojë për deputet.
Sipas tij, ligji është i qartë të gjithë ata që janë dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk munden të kandidojnë.
“Unë mendoj që nuk ka të drejtë, sepse ligji është i qartë të gjithë ata që janë dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk munden me konkuru, ligji për zgjedhje thotë për deputet por kjo është për asnjë funksion publik, sepse natyra e ligjit është që me i penalizu ata që kanë bërë vepra penale”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka shtuar se nuk e kupton LVV-në rreth asaj se pse dëshirojnë të kandidojë një person i dënuar.
“Nuk e kuptoj interesin e Vetëvendosjes, një njeri i dënuar pse me kandidu, pa marrë parasysh që ai është lider apo që nuk pajtohet dikush me dënimin, vendimi është i qartë dhe i plotfuqishëm”, ka thënë ai.