Haxhi Shala nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është duke punuar fuqishëm për partinë e tij të re.
Pas largimit nga Nisma, Shala ka filluar të ia merr edhe anëtarët kësaj partie dhe po i anëtarëson në AAK.
Shala ka treguar se sot AAK-së i është bashkuar Refik Shala anëtar i kryesisë së NISMA Socialdemokrate, dega në Skenderaj dhe nënkryetar i rinisë në këtë degë.
Postimi i plotë:
Sonte, na u bashkua në Aleancë edhe Refik Shala, anëtarë i kryesisë së NISMA Socialdemokrate, dega në Skenderaj dhe nënkryetar i rinisë në këtë degë.
Refiku vjen nga Leqina e Skenderajt, i cili nga sonte ka vendosur që kontributin e tij ta jep në AAK.
Vetëm të bashkuar mund t'ia dalim! HSH