Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë i ka caktuar emrat që do të garojnë për deputetë nga dega e Vushtrrisë, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Media ka siguruar ekskluzivisht katër emrat nga dega e Vushtrrisë që do të garojnë për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Forumit Rinor në Vushtrri, Adnan Lahu, ish-deputetja Rrezarta Krasniqi, Hysni Gërguri, janë tre kandidatët e Lidhjes Demokratike, që dega e kësaj partie në Vushtrri, i ka caktuar të hyjnë në garë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurse, LDK e Gjilanit do të garojë sërish me pesë kandidatë për deputetë.
Ata janë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi dhe Ramiz Ramadani.