Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kërkuar që KQZ ta revokojë vendimin e sotëm lidhur me diasporën.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se asnjë normë ligjore në botë nuk i obligon njerëzit të kenë telefon, e aq më pak që përmes telefonit ta fitojnë një të drejtë kushtetuese!
Postimi i tij i plotë:
KQZ duhet të revokojë vendimin e sotëm!
Vendimi i KQZ që votuesit të verifikohen me telefon është kundërligjor e kundërkushtetues.
Asnjë normë ligjore në botë nuk i obligon njerëzit të kenë telefon, e aq më pak që përmes telefonit ta fitojnë një të drejtë kushtetuese!
KQZ duhet që menjëherë ta revokojë vendimin e sotëm!