Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se do të garojë për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet e reja lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Lushtaku ka thënë se e ka aprovimin e Kadri Veselit për të kandiduar dhe sfiduar kryetarin aktual të Skenderajt, Bekim Jashari.
“Do të kandidoj për kryetar të Skenderajt, kam aprovimin e Kadri Veselit”, ka thënë Lushtaku në një intervistë për kallxo.com
Kujtojmë se Bekim Jashari së fundmi në një intervistë të dhënë për “Debat Plus” ka bërë akuza të rënda në drejtim të Lushtakut, duke thënë se sipas informatave që i ka marrë nga qytetarët, Samiu ka qëndruar larg fronteve të luftës dhe shumë rrallë ka ardhur tek lagjja e Lushtakëve.
Jashari ka thënë se Sami Lushtaku për pesë vite ka qëndruar në Gjermani nga viti 93 deri në vitin 98.