Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i ka kërkuar ta shqyrtojë vendimin e sotëm për të telefonuar gjithë votuesit jashtë vendit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, t’ua marrë të drejtën e votës.
Sipas saj, ky vendim, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”.
Postimi në Facebook:
E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante.
