Kandidimi i Kurtit në zgjedhje, Haradinaj: Do ta merrja mendimin e ekspertëve

Aktuale

Kandidimi i Kurtit në zgjedhje, Haradinaj: Do ta merrja mendimin e ekspertëve

Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:46
Ramush Haradinaj

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i LVV-së dhe politikanët e tjerë të cilët kanë një proces gjyqësor, para se të kandidojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të jenë të kujdesshëm, që më pas të mos largohen nga Kuvendi si pasojë e një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se të drejtë kandidimi në zgjedhje nuk kanë personat që kanë akuza të ngritura.

“E vështirë është me marrë një vendim apo pozicion në këtë aspekt. E zëmë se i kalon filtrat e para edhe pastaj zgjidhesh në Kuvend. Dhe me vonë vjen një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se e kemi vërtetuar në aktgjykimin e mëhershëm se kjo është e jashtëligjshme, nuk besoj se një i zgjedhur ka interes me arrit deri atje”.

“Po të isha si Z. Kurti në këtë rast, i kisha pyet ekspertët më të mirë që i kam rreth vetes a e kalojë filtrin e KQZ-së apo instancave të caktuara. Pastaj e kisha pyet edhe ekspertë të tjerë njohës të Kushtetutës se nëse jam subjekt i Gjykatës Kushtetuese si do të jetë verdikti bazuar në vendimet e deri tanishme që i ka bërë Gjykata. Ky është vendimi më i vështirë që mundet me marrë një person në këtë aspekt”.

Haradinaj ka folur edhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja e cila është e dënuar për hedhje të gazit lotsjellës.

“Duhet të kesh një ekspertë kushtetues gjatë përvojës në politike. Për Donikën nuk e dimë saktë afatin kohor, secili deputet tani interesohet vetvetiu. Ne për secilin kandidatë për deputetë i vlerësojmë me ekspertë se a duhet të kandidojnë pa marrë parasysh akuzat ndaj tyre”, ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat