Pas vendimit të KQZ-së, ka reaguar edhe ish-deputeti i VV-së, Fitim Uka.
Ai ka thënë se, me këtë vendim ata po tentojnë ta pengojnë mërgatën e t’ia mohojnë votën për Vetëvendosjen, por nuk do t’ia dalin.
“Çdo vullnet i shtypur do ta gjejë rrugën për të “shpërthyer” me 14 shkurt”, ka shkruar Uka në Facebook.
Postimi në Facebook:
Çdo vullnet i shtypur do ta gjejë rrugën për të “shpërthyer” me 14 shkurt.
Tentojnë ta pengojnë mërgatën e t’ia mohojnë votën për Vetëvendosjen, por nuk do t’ia dalin. Mërgata që unë e njoh, e kam takuar dhe e takoj në vazhdimësi nuk zbrapset prej një vendimi skandaloz të KQZ-së. Përkundrazi, ky është vetëm motiv shtesë, që do të përkthehet në fitoren e VV-së.
Ngjashëm, siç ëndërrojnë ta pengojnë Albinin, e ai do të jetë kryeministri më i votuar ndonjëherë në Kosovë!