Anëtari i kryesisës së PDK-së, Sami Lushtaku ka folur rreth emërimit të kushëririt të tij, Festim Lushtaku si konsull në Shqipëri.
Lushtaku e ka pranuar se kishte intervenuar te Behgjet Pacolli i cili atë kohë ishte ministër i Punëve të Jashtme.
“Festimi ka lindur në Gjermani, është rritë dhe është shkolluar atje. Këtu nëpër portale i kanë thanë që nuk ka shkolla. Ai ka qenë duke punuar, ka qenë veç një transferim, sepse ky ka dashtë me u kthy në Kosovë dhe ka shku në Shqipëri. Por kur erdh Vetëvendosje e kanë larguar për shkak të disa procedurave që gjoja nuk janë respektuar”, tha Lushtaku në Kallxo Pernime.
“Pak ia kam ndihmu, është e vërtetë. Behgjet Pacollin e kam thirrë edhe ia kam qitë një drekë. I kam thanë që ky djali është duke punuar, qysh janë mundësitë? Është e vërtetë që kam fol me Behgjetin për këtë çështje”, u shpreh ai.