Osmani doli kundër vendimit të KQZ-së, vjen kundërpërgjigjja nga Valdete Daka

Aktuale

Osmani doli kundër vendimit të KQZ-së, vjen kundërpërgjigjja nga Valdete Daka

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:07
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka folur pas reagimeve të shumta për vendimin e KQZ-së në lidhje me verifikimin e votave nga diaspora.

Në një deklaratë, Daka shprehet e habitur se si po kundërshtohet vendimi i KQZ-së për verifikimin e votave nga diaspora.

Ajo vlerëson se KQZ-ja e ka obligim ligjor t’i verifikojë të gjitha votat.

“Së pari mu po më çudit pse po kundërshtohet verifikimi i votuesve jashtë Kosovës, pra ne kemi obligim ligjor që t’i verifikojmë të gjithë ata që votojnë se a janë votues të vërtetë, apo e keqpërdorin emrin e dikujt. Kjo nuk është asgjë jo ligjore”, ka thënë Daka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat