Ramush Haradinaj i AAK-së thotë se koalicioni me Vetëvendosjes është i mundur.
“Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullneti i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë a jo. Por është e mundshme, është opsionale’, tha Haradinaj në ‘Rubikon’.
Për një qeveri të ardhshme Kurti, pritjet janë të mëdha tha i pari i AAK-së.
Derisa sipas tij, në zgjedhje Aleanca po i synon 20 deputetë me 140 mijë vota.
Kurse ai ka shtuar se nëse zgjedhet president, postin e tij do të ia lë Ardian Gjinit në AAK.