Analisti Bleron Baraliu i cili vepron në SHBA ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për kushtëzimin e diasporës në zgjedhje.
Ai këtë veprim të KQZ-së e ka quajtur marrëzi.
Madje ai ka kërkuar që të paditet KQZ-ja, duke dhuruar 1 mijë dollarë nëse ka iniciativa edhe nga avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese për një gjë të tillë.
Postimi i plotë:
A është e mundur të ekzistoj një marrëzi kaq e madhe?!
Sa duhet të jetë i ulet niveli i inteligjencës që të mendosh se kjo përben dicka praktike. Ky është një turp i rrallë dhe shuplake e ndyrë kundrejt diasporës.
Dhuroj $1,000 drejt kostos së padise urgjente kundër KQZ, ankesë te avokati i popullit, në GjK dhe gjitha instancat tjera. Jam i sigurtë për 5 ditë i mbledhim së paku 10,000 ankues në padi. A ka avokat dhe vullnetarë të ndihmojnë në këtë drejtim.
@Germin #moshesht. #stopurrejtjesndajdiaspores #votaeshenjte