Analisti Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj Fatmir Limajt, i cili në tubime po thotë se Kosovës po i vjen një kërcënim i madh.
Përmes një postimi në Facebook, Zogaj ka ironizuar me Limajt, duke i thënë se nuk ka kërcënim për shtetin por që Nisma është e kërcënuar të mos e kalojë pragun, përcjell Bota sot.
Ai ka shkruar se ka gjasë që i janë përzier këto dy gjëra.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Fatmir Limaj në çdo tubim që po shkon, po thotë që “shtetit po i vjen një kërcënim i madh,” jo Fatmir, po të duket ty kjo, ama Nisma është e kërcënuar mos me e kalu pragun. Ka gjasë që këto dy gjëra tu kanë përzi pak.