Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka polemizuar në rrjete sociale me një komentues në rrjete sociale për vendimin e ri të KQZ’së për votime nga diaspora.
“Ashtu si shumë parti dhe organizata në Kosovë në emërtimin e tyre e kanë fjalën Demokraci por mandati i tyre në praktikë është vazhdimi i shtetit të kapur dhe bllokimi i demokracisë”, ka shkruar.
Ndërkohë një prej komentuesve i ka bërë me dije atij që pro vendimit të KQZ’së ka votuar edhe anëtaret e VV’së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/11/auto_138307700_1176741252728711_3176130621414544887_n-417x6001610405104.jpg)
Haskuka përsëri ka ngulur këmbë duke thënë se ka biseduar së fundi pikërisht me Samiun ku janë pajtuar për lehtësim të votimit nga diaspora.
Haskuka duket se nuk ka qenë i informuar për votimin brenda KQZ’së.