Zëvendësministri, njëherësh kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, ka vizituar familjen Hyseni nga Prishtina.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografi nga pritja që i është bërë në këtë familje, ai ka thënë se ka bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, rolin e LDK-së, përcjell Bota sot.
Familje Hyseni është një familje me themel në LDK dhe Dushi ka thënë se ajo është familje e madhe dhe e ndershme e Prishtinës dhe Degës së Dytë të LDK-së, që i bëri mikpritje të jashtëzakonshme mbrëmë dhe konfirmoi që vazhdon të jetë në mbështetje të LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmë kishim nderin të ishim mysafirë të familjes Hyseni në Prishtinë.
Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, rolin e LDK-së dhe nevojën që kjo parti, e vetmja parti politike e djathtë në Kosovë, të vazhdojë të mbështetet nga qytetarët e Kosovës edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Familja Hyseni, një familje e madhe dhe e ndershme e Prishtinës, Degës së Dytë të LDK-së, në një mikpritje të jashtëzakonshme mbrëmë, na njoftoi se, sikur deri më sot, edhe më tutje qëndron në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për çfarë, në cilësinë e Kryetarit të Degës së Dytë dhe anëtarit të Kryesisë Qendrore të LDK-së, shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time personale dhe të LDK-së.
