Gazmend Syla: Mundësitë janë zero që dikush nga AAK-ja të bëhet kryeministër

Aktuale

Gazmend Syla: Mundësitë janë zero që dikush nga AAK-ja të bëhet kryeministër

Më: 12 janar 2021 Në ora: 00:33
Ramush Haradinaj

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur se me vendimin për të mos kandiduar askënd për pozitën e kryeministrit janë treguar të sinqertë.

Duke e komentuar këtë, Gazmend Syla, ka thënë që nga kjo parti nuk ka gjasa që dikush të bëhet kryeministër.

“Edhe Ramush Haradinaj edhe AAK-ja dhe e gjithë Kosova e di që mundësitë që dikush nga kjo parti të bëhet kryeministër janë zero. Është normale, nga një lider i një partie që i di kapacitetet e veta dhe të partisë se ku mund të shkojë dhe çfarë duhet kërkuar tash. Nuk ka kuptim, dikush që brenda AAK-së, nëse jo vet Haradinaj të aspirojë për pozitën e kryeministrit, është krejtësisht korrekte nga ai”.

“Në lojë janë gati 2 milion vota. Kur dihet që janë minimalisht tri parti tjera që do të marrin më tepër, është normale që Haradinaj tërhiqet vet dhe partinë e tij e tërheqë nga loja për kryeministër. I ka mbetur pozita e presidentit që e aspiron që sa kohë dhe e cila është zor e arritshme për të”.

“Plus për të është fakti që Haradinaj, është i vetmi lider nga ish komandantët e UÇK-së, të shndërruar në politikan që vazhdon t’i prijë garës së një partie politike”, është shprehur Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat