Gjatë mbrëmjes së djeshme KQZ ka njotuar se votuesit jashtë Kosovës të regjistrohen për votim përmes emailit.
Verifikimi i procesit të aplikimit do bëhet përmes kontaktimit me telefon.
Në pikën katër, KQZ-ja njofton se në rast se aplikuesi nuk përgjigjet në thirrje, aplikimi i tij do refuzohet.
Ky vendim i KQZ ka ngjallur reagime të mëdha tek disapora dhe nga qytetarët e vendit gjithashtu, duke mos e parë të arsyeshme, shkruan “Bota sot”.
Në një shkrim në facebok ka reaguar edhe profesori dhe opinonisti nga Amerika, Binak Maxharraj i cili u shpreh që kjo është një fatëkeqësi për vendin.
Maxharraj shprehët që e gjith kjo po vjen me një qëllim nga Daka për ta bërë rrëmuj numërimin e votave që të zgjatë me muaj e vite dhe të manipuloj me to, transmeton “Bota sot”.
Ndër të tjera profesori përmend edhe Thaçin duke u shprehur që Daka ka punuar nën direktivat e politikës së tij.
Në fund, Maxharraj shprehët që votuesit e Diasporës janë me mijëra dhe se kjo mënyrë e votimit është e padrejtë për ta.
Shkrimi i plotë
Valdete Daka, turpi ta mbuloftë fytyrën?!
Fatëkeqësia më e madhe për këtë vend është dhe për votuesit që ju e drejtoni KQZ qe sa vite. Për të gjitha këto vite ke punuar me direktivat e politikës e sidomos të Hashim Thaçit.
Për çdo herë pas zgjedhjeve e ke bërë rrëmuj numrimin e votave e cila ka zgjatë me javë e muaj duke manipuluar politika me ta, rasti i fundit është i zgjedhjeve të fundit kur nga hoqi e nxorët NISMEN, si pykë për manipulime.
Valdete Daka Zoti dhe turpi ta mbuloftë fytyrën të cilën e ndërron nga zgjedhjet në zgjedhje.
Në këto zgjedhjet që po vijnë e qite një sihariq të ri kur është fjala për diasporën edhe këtë e ke bërë me ndonjë diktat. Qëllimi i yt është i qartë të pengohet dhe të izolohet diaspora të votojë, nuk keni të drejtë ta bëni një gjë të këtillë, nuk keni të drejtë të manipuloni me votën e disaporës.
Por, nuk e ke sqaruar mirë një gjë, se ata votuesit e diasporës a duhet të rrimë ulur në karrige apo me qëndru në këmbë derisa dikush nga KQZ t’i thërret me telefon. Sa shumë janë votuesit ata edhe duhet me marrë pushim javor, ose me e humbë punën duke e pritur thirrjen e KQZ-së, sepse nuk janë një grushtë votues por janë me qindra e mijëra.