Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi ka folur për katër tregimet të fushatës zgjedhore.
Përmes një postim në “Facebook”, Latifi ka thënë që këtë fushatë janë duke e mbizotëruar katër tregime nga katër parti politike.
Postimi i tij i plotë:
Katër tregimet kryesore të fushatës zgjedhore
Tregimi i VV: Këta e kanë vjedhë, degradu e shkatërru Kosovën që 20 vjet, ja ku jemi ne për t’i bërë gjërat siç duhet!
Tregimi i LDK: Ne i rivendosëm marrëdhëniet me Amerikën dhe aleatët, të cilat i prishi VV.
Tregimi i PDK: VV dhe LDK dështuan të qeverisin ; UÇK! UÇK! UÇK!
Tregimi i AAK-: Ramushi president! Ramushi president!