Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë”.
Haradinaj përmes një shkrimi në facebok ka thënë që fqinji yën agresiv po vazhdon të kërcënon shtetin tonë dhe se kjo po vie shkak I qeverisë së shkarkuar dhe një president të dobët në detyrë
Më tej, shton që veni ka nevojë për një president I cili qëndron fortë për Kosovën, transmeton “Bota sot”.
Haradinaj përmend edhe ushtrin të cilen thotë që u krijua gjatë kohës kur ai ishte kreyministër.
Postimi i plotë
Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë!
Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.
Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.
Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s!
Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!
RH