(E plotësuar 13:50) - Këta janë 13 aktivistët e PSD-së që u arrestuan nga policia
Disa përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar tek stacioni i policisës në qendër të Prishtinës. Në murin e objektit kanë shkruar “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.
Duke kundërshtuar gjobat që po u jepen qytetarëve për mos respektim të masave antiCOVID dhe jo partive politike që po mbajnë tubime zgjedhore në kohë pandemie.
Media vendore mëson se të arrëstuarit janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Agron Kabashi, Natyra Kuçi, Veton Dragusha, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Drin Ahmeti, Qëndrim Sahiti, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Leonard Shala dhe Trim Gashi.
***
Policia e Kosovës arreston Dardan Molliqajn dhe disa aktivistë të PSD-s, të cilët kishin organizuar një aksion simbolik para Policisë.
Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.
Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.
Nol Nushi nga PSD ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.