Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë asnjë koalicion parazgjedhor me subjektet e mëdha politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këtë e ka bërë të ditur Avni Bytyçi, zëdhënës në Partinë Demokratike të Kosovës.
Bytyçi mes tjerash bëri të ditur se PDK do të bashkëpunojë vetëm me partitë e vogëla që tradicionalisht ka bashkëpunuar.
“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë vetëm nën siglën dhe llogon e saj PDK. Kjo nënkupton se ne nuk do të kemi marrëveshje me partitë tjera për ndonjë koalicion parazgjedhorë. Mirëpo, PDK do të vazhdoj bashkëpunimin me partitë e vogla që tradicionalisht kemi bashkëpunuar, e që do të garojnë në listën e PDK-së” tha Bytyçi.