U.D e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ka pasur diskutime të frytshme lidhur me tejkalimin e sfidave në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian, përcjell Bota sot.
Osmani ka thënë se ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë.
Postimi i saj i plotë:
Në takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, z.David Sassoli, kishim diskutime të frytshme lidhur me tejkalimin e sfidave në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë.