Daut Haradinaj, ka zyrtarizuar Shqipe Kastratin, si kandidate për deputete në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Shqipe Kastrati, kishte qenë kryetare e PSDK-së, në Prizren.
Shkrimi i plotë i Daut Haradinajt:
Shqipe Kastrati nga Prizreni, dr. e shkencave politike, i bashkohet AAK-së dhe listës së saj për deputet. E njëjta deri më tani ishte Kryetare e PSDK-së në këtë qytet.
Shpresoj se angazhimi i saj do të jetë shtytje për Prizrenin dhe AAK-në!
Na priftë e mbara e nderuar!