Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas arrestimit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi kishte organizuar një aksion simbolik para Policisë.
Latifi doli kundër arrestimit të Molliqaj, ai madje ironizoi me Policinë e Kosovës duke i thënë se nëse guxojnë le të i arrestojnë komandantët që po mbajnë tubime elektorale.
"Lehtë është me lidhë Dardan Molliqajn, hajt n’guxofshi lidhni kumandirat që po mbajnë tubime elektorale në kundërshtim me ligjet kundër covidit" shkroi Latifi në rrjetin social Facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Lehtë është me lidhë Dardan Molliqajn, hajt n’guxofshi lidhni kumandirat që po mbajnë tubime elektorale në kundërshtim me ligjet kundër covidit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/12/auto_781610462369.jpg)