Ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka komentuar prurjen më të re të Lëvizjes Vetëvendosje, analistin Armend Muja.
“Sigurisht i paska premtuar Kurti që e bënë drejtor të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, se Armend Muja ndryshe nuk do t’i bashkohej”, ka shkruar Behramaj.
Kujtojmë që Muja ka qenë i akuzuar për korrupcion, por që është shpallur i pafajshëm pas procesit gjyqësor.
Muja sot iu bashkua LVV-së.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/12/auto_Untitled1610475174.jpg)