Analisti dhe profesori, Armend Muja i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë ka njoftuar vet lideri i VV-së, Albin Kurti.
“Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme. Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore. Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT. Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje”, ka shkruar Kurti teksa ka prenatuar Armend Mujen si aderimin e ri në VV.
Por në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video, të cilën analisti Muja nuk do të dëshironte ta shihte. Këtë e ka publikuar edhe një faqe e LDK-së.
Se çfarë kishte thënë Muja mund ta shikoni në videon më poshtë: