Pas dështimit të koalicionit parazgjedhore mes Partisë Demokratike të Kosovës e Nismës Socialdemokrate kanë filluar dorëheqjet.
Bekim Muja, anëtari i PDK-së tashmë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti e shkak po del të jetë mos arritja e koalicionit me partinë e Fatmir Limajt.
Muja përmes një shkrimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer me vendimin e kryesisë së PDK-së.
“I zhgënjyer thellë me vendimin e kryesisë qendrore të PDK, për mos shkuarjen në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe për mos krijimin e një force të përbashkët e cila do i mbronte vlerat sublime të këtij vendi siç është lufta e UÇK”, ka shkruar Muja në llogarinë e tij në Facebook.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/12/auto_Bekim-Muja1610482387.jpg)
Ai ka bërë me dije se do të jetë pjesë e një partie ku ruhet vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.