Edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar rreth vërshimeve në fundit në vend, shkruan Syri.net Kosova.
"Nga vërshimet u shkatërrua edhe arteria kryesore rrugore që lidh Gollakun me Prishtinën, Gjilanin e Kamenicën. Lumi i Marecit që doli nga shtrati, e shkatërroi këtë rrugë. Rruga e parë e asfaltuar që u shkatërrua nga vërshimet, ka paralizuar totalisht lëvizjen e qytetarëve të asaj ane.
Dëmet u shkaktuan për shkak të vërshimeve, por ishin edhe pasojë e mungesës së kualitetit. Gjithashtu, fatkeqësitë e tilla natyrore ndodhin edhe për shkak të shkatërrimit të pyjeve.", ka shkruar Pacolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Dy ditë e fundit vërshimet në Kosovë shkaktuan dëme të mëdha. Vërshimet shkatërruan shumëçka që ishte krijuar me djersë.
Nga vërshimet u shkatërrua edhe arteria kryesore rrugore që lidh Gollakun me Prishtinën, Gjilanin e Kamenicën. Lumi i Marecit që doli nga shtrati, e shkatërroi këtë rrugë.
Rruga e parë e asfaltuar që u shkatërrua nga vërshimet, ka paralizuar totalisht lëvizjen e qytetarëve të asaj ane. Dëmet u shkaktuan për shkak të vërshimeve, por ishin edhe pasojë e mungesës së kualitetit.
Gjithashtu, fatkeqësitë e tilla natyrore ndodhin edhe për shkak të shkatërrimit të pyjeve. Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të intervenojë në sanimin e dëmeve nga vërshimet dhe tu dalë krah qytetarëve në këto ditë të rënda.