Shumë shtëpi janë përmbytur në rajone të ndryshme të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga uji.
Derisa ende nuk dihet shuma totale e dëmeve të shkaktuara, banorët shpresojnë në ndihmë institucionale.
Përkundër gjendjes së rënduar në terren, Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se situata është nën kontroll.