Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka treguar se a do të shkrihet subjekti i tij brenda PDK’së në një listë zgjedhore.
Një koalicion mes këtyre dy subjekteve nuk u konkretizua derisa Limaj tregon se kryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj i tha se nuk është i gatshëm për bashkëpunim.
“Nuk e hapi më këtë temë”, ka thënë Limaj në T7.
“Ajo mundësia ka shkuar. Do të shikojmë garën. Do të shihemi me 14 shkurt”, shtoi ai.