Partia Demokratike e Kosovës ka dalë kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti, por pavarësisht këtij pozicioni, Ganimete Musliu thotë se mund të bëjnë koalicion me çdo parti për të mirën e Kosovës.
“Partia Demokratike mbi partinë dhe vetveten e ka gjithmonë Kosovën. Të gjitha partitë që kanë këto prioritet janë të mirëseardhura në koalicion me partinë demokratike”,-thotë Musliu.
Znj. Musliu jep një mendim edhe për liderin e Vetëvendosjes, Kurti.
“Unë e shoh që Vetëvendosja e ka të qartë që duhet të ndryshojë standardet e politikë bërjes, duhet të shohë që bota nuk sillet rreth Albin Kurtit”,-shprehet Musliu.
Veseli dhe Musliu kanë bërë deklarata të forta dhe kanë ngritur akuza ndaj z. Kurti duke e quajtur këtë të fundit si një politikan mjeran, por Musliu i qëndron sërish këtyre fjalëve.
“Unë qëndroj mbrapa fjalëve të mia, që Albin Kurti është një lider vetjak, egoist dhe nuk sheh përtej dy-tre vetave në Vetëvendosje”, thotë e vendosur Ganimete Musliu.
Ajo shprehet gjithashtu se Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike, pasi 50 ditë kanë qenë të mjaftueshme të shihet paaftësia në qeverisje e Vetëvendosjes.