Një përplasje e ashpër mes këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, Faton Pecit, dhe përfaqësuesit të PDK-së, në KQZ, Faton Fetahu për organizimin e procesit zgjedhor, ka ndodhur sonte.
”Në rast se dikush më së pakti ka të drejtë morale për të diskutuar për një proces të rregullt zgjedhor, dhe për respektimin e votës – jeni ju”.
”Ju keni bërë vjedhje industriale, ju jeni sinonim i abuzimit me vullnetin e lirë qytetarë dhe si të tillë refuzoj me dëgju ligjërata morale nga një parti që është sinonim i manipulimit të procesit zgjedhor”.
Mes këtyre acarimeve, të menjëhershëm mes fjalësh pati reagimin përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Faton Fetahu, i cili komunikimin e Faton Pecit, e cilësoi për keqardhje.
”Zyra e presidentit është institucioni kryesor dhe është për keqardhje që e përdorë këtë gjuhë”.
”Kjo është gjuhë e rrugëve zotri. Mund t’ju them juve si këshilltar dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, t’i referoheni dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”.
”Nuk ke çka i referohesh ti kërkujt. Hiç s’ke çka i referohesh”, vazhdonte reagimin, këshilltari i presidentes Osmani ndaj përfaqësuesit të PDK-së.