Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social facebook ka ndarë momente nga takimi me strukturat e Aleancës në Malishevë.
“Malisheva që dha shumë për lirinë e vendit, dita ditës po e përqafon vizionin e Aleancës për shtet të zhvilluar, siguri dhe prosperitet për të gjithë.” ka thënë Haradinaj.
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë takim ka bërë të ditur se AAK-ja në zgjedhje do të hyjë me program të qartë ekonomik, siç edhe e ka thënë më herët AAK-ja prioritet e ka rimëkëmbjën ekonomike.
“Rimëkëmbja ekonomike pas krizës së shkaktuar nga pandemia, do të jetë një sfidë që duhet të na bashkojë të gjithëve, e në këto zgjedhje, Aleanca hyn me program të qartë ekonomik, të zbatueshëm dhe me zgjidhje të qarta të problemeve.” ka shtuar më tejë Haradinaj në facebook.
Postimi i plotë:
Malisheva që dha shumë për lirinë e vendit, dita ditës po e përqafon vizionin e Aleancës për shtet të zhvilluar, siguri dhe prosperitet për të gjithë.
Në takim me strukturat e Aleancës në Malishevë theksova përkushtimin tim të plotë dhe vendosmërinë për fuqizimin e shtetit dhe zhvillimin e Kosovës.
Rimëkëmbja ekonomike pas krizës së shkaktuar nga pandemia, do të jetë një sfidë që duhet të na bashkojë të gjithëve, e në këto zgjedhje, Aleanca hyn me program të qartë ekonomik, të zbatueshëm dhe me zgjidhje të qarta
të problemeve.
RH