Analisti politik nga Amerika, Bleron Baraliu në një postim të tij në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Baraliu thotë se duke e pasur parasysh maratonën e Dakës në këtë detyrë, mungesën e progresit në këtë institucion, pastrimin e listave e të tjera, ajo duhet të jap dorëheqje.
Sipas tij, vetëm në shtete komuniste, një person mban kaq gjatë një pozitë të tillë.
Postimi i plotë:
Pas kësaj naiviteteje të znj. Daka (ҫuditem pse bëjnë shaka dhe shprehin mllef njerëzit), dhe duke pasur parasysh maratonën e saj në këtë detyrë, në një rol kritik; duke pasur parasysh mungesën e progresit në KQZ - sidomos në lidhje me votimin në konzulata, pastrimin e listave etj. - unë mendoj se znj. Daka duhet të jap dorëheqje nga ky rol dhe t’i hap rrugën dikujt që mund ta modernizoj KQZ - mes tjerash duke bashkëpunuar aktivisht me partitë politike dhe Kuvendin...
Veq në shtete komuniste një njeri mban një pozitë të këtillë kaq gjatë./Bota sot