Ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka bërë një kërkesë për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga Haradinaj që të na shpëtoj prej hajnie. Pasi sipas tij prej Serbisë nuk kemi nevojë të na shpëtoj.
Liri Loshi shkruan tutje se për të bërë politikë të fortë na duhet një politikan i ditur dhe jo i fortë.
Postimi i plotë:
Ramushi: Votomni për president se ju shpëtoj prej Serbie!!!
Ramush, s’kemi nevojë me na shpëtu prej Serbie, po prej hajnie! Për me bërë politikë t’fortë, nuk kërkohet me qenë i fortë, por i ditur. Na duhet një president i ditur, pra./Bota sot