Ministri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Media vendore mëson se Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Arsyet e dorëheqjes nuk dihen ende.
Media ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kuçi, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.
Po ashtu, përgjigje s’kanë dhënë ende as nga Qeveria e Kosovës.