Osmani në Parlamentin e Belgjikës: D’Hose dhe Tillieux me vizion të qartë politik

Aktuale

Osmani në Parlamentin e Belgjikës: D’Hose dhe Tillieux me vizion të qartë politik

Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:15
Vjosa Osmani në Parlamentin e Belgjikës

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në Parlamentin e Blegjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D'Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

Osmani derisa ka treguar për takimin ka thënë se Stephanie D’Hose dhe Tillieux janë dy gra të jashtëzakonshme dhe me një vizion të qartë politik për vendin dhe përkushtimin për avancimin e raporteve me Kosovën.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpritem sot në Parlamentin e Belgjikes nga Presidentja e Senatit, Stephanie D'Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

Dy gra të jashtëzakonshme, me një vizion të qartë politik për vendin, përkushtim për avancimin e raporteve me Kosovën si dhe për avancimin e përfaqësimit gjinor në politikë dhe përtej”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat