Hoti thotë se Qeveria do ndajë fond për tu ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet

Aktuale

Hoti thotë se Qeveria do ndajë fond për tu ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:11
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti thotë se Qeveria e tij do të ndajë një fond të veçantë për të prekurit nga vërshimet.

Hoti thotë se ky fond do jetë për familjet që kanë nevojë nga këto vërshime.

“Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që tu ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet.

Ne jemi në teren çdo ditë. Jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalur në teren.“, deklaroi Hoti para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat