Analisti Nexhmedin Spahiu, ka dhënë një deklaratë lidhur me dështimin e koalicionit mes PDK-së, dhe Nismës.
Spahiu për Periskopin tha se nuk e ka të qartë se pse nuk arrit marrëveshja mes këtyre dy partive, sipas tij, ndoshta Enver Hoxhaj i frikësohej karizmës së Fatmir Limajt.
Ai deklaroi se një koalicion mes PDK-së dhe Nismës ka qenë në interes të dy partive.
“Ka qenë interes i të dyja palëve që të ketë koalicion mes tyre. Nuk e di përse nuk është arritur koalicioni. Ndoshta Enver Hoxhaj është frikësuar se Fatmir Limaj me karizmën e tij do t’ia merrte partinë prej dore ose ndonjë arsye tjetër që lidhet me konstelacione brenda lidershipit të PDK-së”, tha Spahiu.