Eksperti i sektorit minerar në Kosovë, Frashër Brahimaj është prezantuar si kandidat për deputet në AAK.
Kreu i partisë, Ramush Haradinaj e ka prezantuar Brahimajn si kandidat duke i premtuar përkrahje dhe mundësi për të kontribuar.
“Sektori minerar është prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Sot takova një profesionist të kësaj fushe, Ass.msc. Frashër Brahimaj.
Frashëri ka përfunduar studimet Master në degën e Xehetarisë dhe është angazhuar si asistent në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë.
Frashëri që është PhD kandidat në Xehetari, nga sot ka vendosur të rrugëtojmë së bashku. E sigurova se do e ketë përkrahjen time dhe të Aleancës, hapësirën dhe mundësinë për të kontribuar.
Mirë se vjen Frashër. Na priftë e mbara” shkruan Haradinaj në njoftim.