Në përvjetorin e vdekjes të ipeshkvit Mark Sopi, kandidati për kryeministër dhe njëkohësisht lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte përkujtuar atë duke i treguar vlerat e tij.
Në postimin e tij të bërë në rrjetin social “Facebook”, ai kishte treguar gjithashtu dhe për prejardhjen e tij, por gjithashtu ipeshkvin Sopi e kishte emëruar në 1995, Papa Gjon Pali II.
“Mark Sopi, nga juglindja e Kosovës (Binc?a e Vitisë) bir i shquar komunitetit katolik shqiptar të Kosovës, ka kontribuar shumë si klerik e si qytetar, për kombin, shoqërinë e shtetin tonë. Andaj ai kujtohet me nderim të thellë nga të gjithë ne.”
Por, lidhje familjare më të kishte edhe kandidati për President, Nehat Idrizi, i cili e ka lartësuar figurën e Mark Sopit duke thënë:
“Kemi të bëjmë me një figurë madhore, që ka qenë përbashkues i kombit. Gjithë jetën ka punuar që e vërteta jonë, të njihet e të përhapet në botë.”
Pas vizitës së bashku për festen e Krishtlindjeve në fshatin “Stubull e Eperme”, mund të shihet një afërsi e Kurtit me Idrizin, gjithashtu postimi për ipeshkvin mund të ketë qenë si një lloje përkrahje për postin e Presidentit të ardhshëm.
Nehat Idrizi është vetëshpallur kandidat për President, i cili është i pavarur dhe mund të jetë ikonë e unitetit të vendit tonë.