Në opinionin publikë po përflitet se fjala “Rimëkëmbje” do të jetë pjesë e sloganit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Për këtë ka reaguar në Facebook analisti politik Petrit Zogaj, shkruan "Bota sot".
Ai ka shkruar se pse PDK-së i duhet një rimëkëmbje.
Postimi i plotë:
PDK nuk është punë me e marrë vetën që nga ai autobusi i prishur, dhe ku e gjithë partia ishte mbrapa duke e shtyrë. Tash, të lodhur nga ajo kohë, patjetër që i duhet një rimëkëmbje partisë.