Tre kandidatë për deputetë do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë.
Burime të medias mësojnë se Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë kandidatët që janë votuar për t’u futur në garë për Kuvendin e Kosovës.
“Haziri ka marrë 85 vota në Këshillin e Përgjithshëm, Bogujevci 78 dhe Lahu 60”, kanë bërë të ditur burime të medias.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.