Edhe një muaj do të mbahen zgjedhjet në vendin tonë.
Ish-deputetja e VV-së, Drita Millaku, ka konfirmuar se ka marrë besimin nga LVV për kandidate për deputete.
“Nuk ka forcë që e ndal vullnetin e popullit”, ka shkruar Millaku.
Postimi në Facebook:
Aktivistë, shumë të nderuar qytetarë, miq dhe dashamirë, ju njoftoj se sot mora besimin nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren që të jem kandidate nga Prizreni në listën për deputete.
Fitorja jonë do të jetë sa e merituar, po aq edhe bindëse.
Nuk ka forcë që e ndal vullnetin e popullit.
Na priftë e mbara!